Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
Mos gënjeni njëri-tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shembullit të atij që e krijoi.
Këtu nuk ka më grek e jude, rrethprerje dhe parrethprerje, barbar e skithas, skllav e të lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin