Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint. Dhe si gjeti një farë judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata. Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra. Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte judenj dhe grekë. Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t'u dëshmuar judenjve se Jezusi ishte Krishti.
Lexo Veprat e Apostujve 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat e Apostujve 18:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video