Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi. A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thosha këto gjëra? Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet. Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.
Lexo 2 Thesalonikasve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Thesalonikasve 2:3-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video