Atëherë filistenjtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod; pastaj filistenjtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit. Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij. Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu. Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod. Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemorroide Ashdodin dhe territorin e tij. Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: "Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë".
Lexo 1 i Samuelit 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 i Samuelit 5:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video