Nga kampi i filistenjve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë. Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi; në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri. Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij. Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t'u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje. Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni". Pastaj filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!". Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.
Lexo 1 i Samuelit 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 i Samuelit 17:4-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video