Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë, sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme. Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen. Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua? Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet. Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë. Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mençurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
Lexo 1 e Korintasve 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 e Korintasve 14:13-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video