Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur. Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit. Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë. Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie
Lexo 1 e Korintasve 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 e Korintasve 12:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video