Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton. Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''. Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes. Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''. Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegjja e një tjetri? Në qoftë se unë marr pjesë me falënderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falënderoj? Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë. Mos u bëni shkak skandali as për judenj, as për grekë, as për kishën e Perëndisë; sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.
Lexo 1 e Korintasve 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 e Korintasve 10:23-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video