Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zakaria 9

9
Gjykimi i armiqve
1Profeci:
«Fjala e Zotit është në#9.1 ose: kundra tokën e Hadrakut,
në Damask ajo gjen vend,
se drejt Zotit vështron njerëzia#9.1 të tjerë: Arami
dhe tërë fiset e Izraelit.
2Edhe Hamati në kufi me të,
Tiri e Sidoni, se të urtë janë shumë.
3Ndërtoi Tiri për vete fortesë,
argjend mblodhi, si të ishte pluhur,
ar, si baltë nëpër rrugë.
4Por, Zoti do ta shpronësojë,
pasurinë në det do t'ia tretë,
e zjarri atë do ta përpijë.
5Do ta shohë Ashkeloni e do të trembet,
Gazën do ta kapin të dridhurat,
Ekronin do ta lërë fuqia në baltë.
Mbreti i Gazës do të marrë fund,
pa banorë do të mbesë Ashkeloni.
6Kopila do të banojnë në Ashdod
e krenarinë e filistinëve unë do ta zhbij.
7Do t'jua heq gjakun prej gojës,
ndyrësinë prej dhëmbëve.
Dhe ai që shpëton,
Perëndisë tonë do t'i përkasë,
do të bëhet si prijës#9.7 ose: fis në Judë.
Ekroni do të jetë si jebusitët.
8Do të ngre fushimin për shtëpinë time,
si rojtari që ruan këdo që shkon e vjen,
që shtypësin të mos e lërë të kalojë,
se me sytë e mi tani i pashë.
Ardhja e Mesisë
9Ngazëllohu fort, o bija e Sionit,
brohorit, o bija e Jerusalemit,
se ja, mbreti yt, po vjen.
I drejtë e ngadhënjimtar është ai,
i përvuajtur, hipur mbi gomar,
mbi kërriçin e një gomarice.
10Nga Efraimi do të zhdukë koçinë,
kalin nga Jerusalemi.
Harku i luftës do të thyhet,
fjalë paqeje kombeve do t'u çojë,
sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det.
11Sa për ty, në saje të gjakut të besëlidhjes sate,
do t'i nxjerr të burgosurit prej puseve pa ujë.
12Kthehuni në fortesë, ju të burgosurit shpresëtarë,
sot po e shpall se dyfish do të ta shpërblej.
13Judën do ta ndeh si harkun,
Efraimin do ta vë porsi shtizë.
Do t'i nguc bijtë e tu, o Sion,
kundër bijve të tu, o Javan,
si shpatën e trimit do të të bëj.
14 Zoti do të shfaqet mbi ta,
shigjetën e vet do ta vetëtijë.
Zoti, Zoti im, borinë do ta buçasë,
përmes furtunës ai do të marshojë.
15 Zoti i ushtrive do t'i mbrojë,
e gurëhedhësit do t'i përpijnë,
ata do t'i nënshtrojnë.
Do të pinë e tërbohen#9.15 të tjerë: gjak si prej verës,
mbushur plot si kovat e flijimit,
porsi brirët e altarit.
16Atë ditë do t'i shpëtojë,
Zoti, Perëndia i tyre,
se janë tufa e popullit të tij.
Porsi gurët e çmuar të kurorës
do të vezullojnë në tokën e tij.
17Ç'bukuri, ç'hijeshi!
gruri i rrit djelmoshat,
vera i përtërin vashat».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zakaria 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë