Zakaria 5
5
Vegimi i rrotullës
1Atëherë ngrita sytë sërish e, ja, pashë një rrotull që po fluturonte. 2Ai më pyeti: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Shoh një rrotull që po fluturon. Është njëzet kute e gjatë e dhjetë kute e gjerë». 3Ai më tha: «Ky është mallkimi që do të përhapet mbi tërë faqen e dheut, sepse sipas njërës anë të rrotullës, kushdo që vjedh do të spastrohet#5.3 ose: del i pafajshëm dhe sipas anës tjetër të rrotullës, kushdo që bën be do të spastrohet. 4E dërgova, kumton Zoti i ushtrive, që të shkojë në shtëpinë e atij që vjedh dhe të atij që betohet rrejshëm në emrin tim. Do të zërë vend në shtëpinë e tyre e do të shkatërrojë çdo gurë e tra».
Vegimi i kanistrës
5Engjëlli që po fliste me mua doli e më tha: «Ngriji sytë e shiko! Çfarë sheh?». 6Unë thashë: «Çfarë është?». Ai më tha: «Kjo që po del është një kanistër#5.6 ose: efah. Ajo Shëmbëllen fajet#5.6 he. sytë e tyre në mbarë tokën». 7E, ja, kur u ngrit kapaku, u duk një grua që po rrinte brenda kanistrës. 8Pastaj tha: «Kjo është ligësia. E hodhi brenda në kanistër dhe i vuri sipër kapakun e rëndë».
9Pastaj i ngrita sytë e, ja, pashë dy gra me krahë si të skifterit që vërshuan fluturimthi. Ato e ngritën kanistrën lart mes qiellit e tokës. 10Unë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ku po e çojnë kanistrën?». 11Ai më tha: «Te toka e Shinarit, që të ndërtojnë një shtëpi për të. Atje do t'ia ngrenë vendbanimin kur të ndërtohet».
Aktualisht i përzgjedhur:
Zakaria 5: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020