Kujtoju besimtarëve t'u nënshtrohen parive e pushtetarëve, të jenë të bindur, të gatshëm për çdo vepër të mirë, të mos fyejnë askënd, të jenë të paqtë, të durueshëm dhe të tregojnë butësi me të gjithë njerëzit. Dikur edhe ne ishim të marrë, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave e të epsheve të ndryshme. Ne jetonim në ligësi e në smirë, të urryer e duke urryer njëri-tjetrin. Por kur u shfaq për njerëzit mirësia dhe dashuria e Perëndisë, shpëtimtarit tonë, ai na shpëtoi, jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie që bëmë ne, por për shkak të mëshirës së tij, përmes larjes së rilindjes e përtëritjes që Shpirti i shenjtë kryen në ne. Këtë Shpirt të Shenjtë ai e dikoi mbi ne pa u kursyer, përmes Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë, që ne, duke u bërë të drejtë prej hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar që është shpresa jonë. Kjo fjalë është e besueshme. Unë dua që këto gjëra t'i pohosh me siguri, me qëllim që ata që i kanë besuar Perëndisë të përkushtohen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.
Lexo Titit 3
Dëgjoj Titit 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Titit 3:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video