Kështu, u largua bashkë me të rejat nga vendi ku kishte jetuar. Rrugës për t'u kthyer në tokën e Judës, Naomi u tha: «Kthehuni në shtëpitë e nënave tuaja dhe ZOTI qoftë i mirë me ju, siç ishit edhe ju me mua dhe me të vdekurit e mi. ZOTI ju dhëntë qetësi në shtëpitë e burrave tuaj». Dhe pastaj i puthi. Ato qanë me të madhe e i thanë: «Do të kthehemi me ty te populli yt». Por Naomi u tha: «Kthehuni bijat e mia! Përse doni të vini me mua? A mund të lind unë më djem, që të martohen me ju? Kthehuni bijat e mia! Shkoni, sepse jam shumë plakë për t'u martuar. Edhe sikur të thosha se kam ende shpresë për t'u martuar sonte dhe për të lindur bij, a do të pritnit derisa të rriteshin e nuk do të martoheshit? Jo, bijat e mia! Hidhërimi im është tepër i madh për ju, sepse dora e ZOTIT është ngritur kundër meje». Atëherë ato qanë përsëri me të madhe. Pastaj Orpa e puthi të vjehrrën dhe u largua, ndërsa Ruta nuk u nda prej saj.
Lexo Ruta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ruta 1:7-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video