Të dyja vijuan rrugën derisa mbërritën në Betlehem. Kur mbërritën atje, i gjithë qyteti u pështjellua dhe gratë filluan të pyesin: «Naomi është kjo?». Naomi u tha: «Mos më quani Naomi, por më quani Mara, sepse i gjithëpushtetshmi më ka mbushur me shumë hidhërime. Ika plot me të mira, por ZOTI më ktheu duarzbrazur. Përse më quani Naomi kur ZOTI ka dalë kundër meje dhe i gjithëpushtetshmi ka sjellë mbi mua fatkeqësi?». Naomi u kthye në Betlehem kur po fillonte korrja e elbit. Bashkë me të, nga krahina e Moabit, u kthye edhe Ruta, moabitja, nusja e të birit.
Lexo Ruta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ruta 1:19-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video