Por ti do të më thuash: «Pse atëherë Perëndia ende na fajëson? Kush mund t'i bëjë ballë vullnetit të tij?». Po kush je ti, o njeri, që t'i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t'i thotë krijesa krijuesit: «Përse më ke bërë kështu?». A nuk ka të drejtë poçari të bëjë nga e njëjta masë argjile një enë të kushtueshme dhe një tjetër të zakonshme? Megjithëse Perëndia donte të shfaqte zemërimin e tij dhe të bënte të njohur pushtetin e tij, ai u tregua shumë i duruar me enët që e meritonin zemërimin e tij dhe që ishin bërë për t'u shkatërruar. Ai donte edhe t'u bënte të njohur pasuritë e lavdisë së tij atyre të cilëve u tregoi mëshirën e tij dhe që i parapërgatiti për lavdi. Këta jemi ne që na thirri Perëndia, jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga kombet. Sikurse thotë te Hosea: atë që nuk ishte populli im, do ta quaj populli im; atë që nuk ishte e dashur, do ta quaj të dashur. Dhe në vendin ku u qe thënë: «Ju nuk jeni populli im», atje ata do të quhen bij të Perëndisë së gjallë. Edhe Isaia thërret për Izraelin: sikur numri i bijve të Izraelit të jetë si rëra e detit, vetëm një pjesë e mbetur prej tyre do të shpëtohet. Sepse Zoti do ta përmbushë fjalën e tij me shpejtësi mbi tokë. Dhe sikurse kishte parathënë Isaia: nëse Zoti i ushtrive nuk do të na linte pasardhës, do të ishim bërë si Sodoma e do të ngjanim me Gomorrën. Ç'të themi, pra? Kombet që nuk kërkonin të bëheshin të drejtë nga Perëndia, u bënë të drejtë përmes besimit, ndërsa Izraeli që kërkonte një ligj për t'u bërë i drejtë, nuk e përmbushi ligjin. Përse? Sepse donte të bëhej i drejtë jo përmes besimit, por përmes veprave. Kështu u penguan te guri i pengesës. Sikurse është shkruar: ja, po vë në Sion një gur pengese, një shkëmb që i rrëzon. Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet.
Lexo Romakëve 9
Dëgjoj Romakëve 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 9:19-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video