Po ju lë nën kujdes motrën tonë Febën që shërben në kishën e Kenkresë. Pranojeni në emër të Zotit, siç u ka hije të shenjtëve dhe qëndrojini përkrah në çdo gjë që të ketë nevojë për ju, sepse ajo ka ndihmuar shumë veta dhe më ka ndihmuar edhe mua. Përshëndetni bashkëpunëtorët e mi në veprën e Krishtit Jezu, Priskën e Akuilin, që vunë kokën e tyre në rrezik për jetën time. Ata i falënderoj jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e kombeve. Përshëndetni edhe kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre. Përshëndetni mikun tim të dashur Epenetin që është fryti i parë për Krishtin në Azi.
Lexo Romakëve 16
Dëgjoj Romakëve 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 16:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video