Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Romakëve 15:21-33

Romakëve 15:21-33 AL1

sikurse është shkruar: do ta shohin ata të cilëve ai nuk u ishte shpallur dhe ata që nuk kishin dëgjuar, do të kuptojnë. Kjo më ka penguar shumë që të vij te ju. Tani e kam mbaruar punën time në këto krahina. Ka shumë vite që dua të vij te ju dhe shpresoj ta bëj këtë kur të udhëtoj për në Spanjë. Gjatë udhëtimit shpresoj t'ju shoh dhe shpresoj të më ndihmoni për të vazhduar udhëtimin pasi të jem kënaqur sadopak me ju. Tani po shkoj në Jerusalem për t'u shërbyer të shenjtëve. Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem. Këtë e bënë me kënaqësi, sepse u detyrohen atyre. Nëse kombet morën prej tyre bekime shpirtërore, atëherë duhet t'u shërbejnë atyre me të mirat tokësore. Kur ta kem kryer këtë e t'ua kem vulosur këtë dhuratë, do të vij te ju rrugës për në Spanjë. E di se kur të vij te ju do të vij plot me bekimin e Krishtit. Ju lutem, o vëllezër, për hir të Zotit tonë Jezu Krisht dhe për hir të dashurisë së Shpirtit, që bashkë me mua të këmbëngulni në lutje për mua te Perëndia. Lutuni që të shpëtoj nga të pafetë në Jude dhe që shërbesa ime në Jerusalem të jetë e pranueshme për të shenjtët që, në dashtë Perëndia, të vij te ju me gëzim dhe të çlodhem bashkë me ju. Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë! Amen!