Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Romakëve 15

15
Kujdesu për të afërtin
1Ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe të mos bëjmë ç'na pëlqen neve. 2Secili prej nesh të bëjë çfarë i pëlqen të afërtit, për të mirën e tij, që ai të këndellet në besim. 3Sepse edhe Krishti nuk bëri çfarë i pëlqente atij, por siç është shkruar: sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua. 4Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë. 5Perëndia i durimit e i ngushëllimit dhëntë që ju të jeni në një mendje me njëri-tjetrin sipas Krishtit Jezu, 6në mënyrë që, një mendjeje e njëzëri, të përlëvdoni Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht.
Për judenjtë dhe për kombet
7Prandaj pranojeni njëri-tjetrin sikurse Krishti ju#15.7 dorëshk. të tjera: na pranoi, që të përlëvdohet Perëndia. 8Po ju them se Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të përmbushur premtimet e dhëna etërve dhe për të treguar se Perëndia është i vërtetë. 9Ai erdhi edhe që kombet të përlëvdojnë Perëndinë për mëshirën e tij, sikurse është shkruar:
prandaj do të të përlëvdoj
ndër kombe
dhe do të lavdëroj
emrin tënd.
10Përsëri thotë:
ngazëlloni, o kombe,
me popullin e Perëndisë.
11Dhe sërish:
lavdëroni Zotin
të gjitha ju kombe
dhe të gjithë popujt
e lavdërofshin atë!
12Isaia thotë edhe:
do të vijë rrënja e Jeseut,
ai që do të ngrihet
për të sunduar kombet.
Në të do të shpresojnë kombet.
13Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Detyra apostolike e Palit
14Sa për ju, vëllezërit e mi, jam i bindur se jeni plot me mirësi, plot me dije dhe të aftë për të këshilluar njëri-tjetrin. 15Në disa pjesë të letrës ju shkrova më me ashpërsi për t'ju kujtuar ato që tashmë ju i njihni. E bëra këtë me hirin që më ka dhënë Perëndia 16për të qenë shërbëtor i Krishtit Jezu për kombet, për të shërbyer si prift për ungjillin e Perëndisë, në mënyrë që kombet të bëhen fli kushtimi që i pëlqen Perëndisë dhe që është e shenjtëruar prej Shpirtit të shenjtë.
17Prandaj, falë Krishtit Jezu, unë krenohem me gjithçka që bëj për Perëndinë. 18Nuk do të guxoja të flisja për asgjë tjetër përveçse për ato që bëri Krishti përmes meje, që t'i sillte në bindje ndaj Perëndisë kombet. Këtë e bëra me fjalë e me vepra, 19me fuqinë e shenjave e të mrekullive dhe me fuqinë e Shpirtit të Perëndisë. Kështu, e kam shpallur plotësisht ungjillin e Krishtit, nga Jerusalemi e përqark deri në Iliri. 20Jam përpjekur të shpall ungjillin atje ku emri i Krishtit nuk njihej, në mënyrë që të mos ndërtoja mbi themelin e tjetërkujt, 21sikurse është shkruar:
do ta shohin ata të cilëve
ai nuk u ishte shpallur
dhe ata që nuk kishin dëgjuar,
do të kuptojnë.
Synimi për të shkuar në Romë
22Kjo më ka penguar shumë që të vij te ju. 23Tani e kam mbaruar punën time në këto krahina. Ka shumë vite që dua të vij te ju 24dhe shpresoj ta bëj këtë kur të udhëtoj për në Spanjë. Gjatë udhëtimit shpresoj t'ju shoh dhe shpresoj të më ndihmoni për të vazhduar udhëtimin pasi të jem kënaqur sadopak me ju.
25Tani po shkoj në Jerusalem për t'u shërbyer të shenjtëve. 26Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem. 27Këtë e bënë me kënaqësi, sepse u detyrohen atyre. Nëse kombet morën prej tyre bekime shpirtërore, atëherë duhet t'u shërbejnë atyre me të mirat tokësore. 28Kur ta kem kryer këtë e t'ua kem vulosur këtë dhuratë, do të vij te ju rrugës për në Spanjë. 29E di se kur të vij te ju do të vij plot me bekimin e#15.29 dorëshk. të tjera edhe: ungjillit të Krishtit.
30Ju lutem, o vëllezër, për hir të Zotit tonë Jezu Krisht dhe për hir të dashurisë së Shpirtit, që bashkë me mua të këmbëngulni në lutje për mua te Perëndia. 31Lutuni që të shpëtoj nga të pafetë në Jude dhe që shërbesa ime në Jerusalem të jetë e pranueshme për të shenjtët 32që, në dashtë Perëndia, të vij te ju me gëzim dhe të çlodhem bashkë me ju. 33Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë! Amen!

Aktualisht i përzgjedhur:

Romakëve 15: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr