Sikurse një trup ka shumë gjymtyrë, por jo të gjitha gjymtyrët kanë të njëjtën detyrë, ashtu edhe ne, që jemi shumë, jemi një trup i vetëm të bashkuar me Krishtin, secili gjymtyrë e tjetrit. Ne kemi dhunti të ndryshme sipas hirit që na është dhënë. Kush ka dhuratën e profecisë, të profetizojë sipas masës së besimit; kush ka dhuntinë e shërbimit, të shërbejë; kush ka dhuntinë për të mësuar të tjerët, t'i mësojë; kush ka dhuntinë për të këshilluar, të këshillojë; kush ndan të mirat e tij me të tjerët, ta bëjë me thjeshtësi; kush drejton, ta bëjë me zell; kush bën vepra bamirësie, t'i bëjë me gëzim. Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës. Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten. Mos t'ju mungojë zelli, por me zjarr në shpirt t'i shërbeni Zotit. Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje. Jepni për nevojat e të shenjtëve, jini mikpritës.
Lexo Romakëve 12
Dëgjoj Romakëve 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 12:4-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video