Por, si do ta thërrasin atë të cilit nuk i besuan? Dhe si mund t'i besojnë atij për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë nëse nuk ka njeri t'u predikojë? Dhe si mund të predikojnë nëse nuk janë dërguar? Sikurse është shkruar: sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin lajme të mira ! Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. Isaia thotë: o Zot, kush i besoi lajmit tonë? Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit. Por unë pyes: Mos vallë nuk kanë dëgjuar ata? Patjetër që kanë dëgjuar: zëri i tyre u përhap në të gjithë tokën dhe fjalët e tyre deri në skajet e botës. Përsëri pyes: Mos vallë nuk kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: unë do t'ju bëj të keni zili një komb që nuk është fare komb; do t'ju bëj të zemëroheni me një komb të pamend. Isaia pati guximin të thotë: ata që nuk më kërkonin, më gjetën; iu shfaqa atyre që nuk më kërkonin. Por për Izraelin ai thotë: gjithë ditën i shtriva dorën një populli të pabindur e kundërshtues.
Lexo Romakëve 10
Dëgjoj Romakëve 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 10:14-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video