Pastaj pashë një turmë të madhe nga çdo komb, fis, popull e gjuhë, që askush nuk mund ta numëronte. Turma qëndronte para fronit e para Qengjit, veshur në të bardha e me palma në duar. Njerëzit e turmës thërrisnin me zë të lartë: «Shpëtimi vjen nga Perëndia ynë që rri ulur në fron dhe nga Qengji». Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë kështu: «Amen! Bekimi, lavdia, urtia, falënderimi, nderi, fuqia e pushteti janë të Perëndisë tonë, në shekuj të shekujve. Amen!».
Lexo Zbulesa 7
Dëgjoj Zbulesa 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 7:9-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video