Pastaj më tregoi lumin e ujit të jetës, që shkëlqente si kristal e buronte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit. Në mes të sheshit të qytetit, në të dyja anët e lumit ishte pema e jetës, që jep dymbëdhjetë fryte, nga një në çdo muaj, ndërsa gjethet e saj shërbejnë për shërimin e kombeve. Nuk do të ketë më asnjë mallkim, por atje do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit dhe shërbëtorët e tij do ta adhurojnë. Do të shohin fytyrën e Perëndisë dhe emrin e tij do ta kenë të shkruar në ballë. Nuk do të ketë më natë dhe nuk do të kenë nevojë as për dritën e pishtarit e as për dritën e diellit, sepse do t'i ndriçojë Zoti Perëndi dhe do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Lexo Zbulesa 22
Dëgjoj Zbulesa 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 22:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video