Engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi diell, të cilit iu dha pushtet të djegë njerëzit me zjarr. Njerëzit u dogjën nga nxehtësia e madhe dhe fyen emrin e Perëndisë që ka pushtetin mbi këto plagë, por nuk u penduan për t'i dhënë lavdi atij. Engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës. Atëherë mbretëria e saj u mbulua nga errësira dhe njerëzit kafshonin gjuhën nga dhimbja. Ata fyen Perëndinë e qiellit për dhimbjet e plagët, por nuk u penduan për veprat e tyre. Engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij mbi lumin e madh të Eufratit. Ujërat e lumit u thanë për të përgatitur udhën për mbretërit që vijnë nga lindja e diellit. Pastaj nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë pashë të dilnin tre shpirtra të këqij që ngjanin me bretkosa. Ata janë shpirtra djajsh, që bëjnë shenja dhe janë nisur për të mbledhur mbretërit e gjithë botës për betejën e ditës së madhe të Perëndisë së gjithëpushtetshëm. «Ja ku po vij si vjedhës! Lum ai që rri zgjuar e i ruan rrobat, që të mos ecë i zhveshur e të turpërohet në sytë e të gjithëve». Shpirtrat i mblodhën njerëzit në vendin që hebraisht quhet «Armagedon». Engjëlli i shtatë e derdhi kupën e tij në ajër. Nga froni i tempullit doli një zë i lartë që tha: «U krye!». Atëherë shpërthyen vetëtima, zëra, bubullima dhe ra një tërmet i madh. Një tërmet i tillë nuk kishte rënë kurrë mbi tokë që nga krijimi i njeriut. Kaq i fortë qe tërmeti! Qyteti i madh u nda në tri pjesë, ndërsa qytetet e kombeve ranë. Perëndisë iu kujtua Babilonia e madhe dhe i dha asaj kupën e verës së zemërimit të tij të tmerrshëm. Ishujt lëvizën nga vendi, ndërsa malet nuk u panë më. Nga qielli filluan të binin mbi njerëzit kokrra të mëdha breshri të fortë që peshonin secila rreth dyzet kilogramë. Njerëzit fyen Perëndinë për plagën e breshrit, se ajo plagë ishte shumë e rëndë.
Lexo Zbulesa 16
Dëgjoj Zbulesa 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 16:8-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video