Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zbulesa 10

10
Engjëlli dhe libri i vogël
1Pastaj pashë një engjëll tjetër të fortë që zbriste prej qiellit. Ai ishte i mbështjellë me re dhe në kokë kishte një ylber. Fytyra e tij ishte si dielli, ndërsa këmbët i kishte si shtylla zjarri. 2Ai mbante në dorë një libër të vogël të hapur. Këmbën e djathtë e vuri mbi det, të majtën mbi tokë 3dhe thirri me zë të fortë siç ulërin luani. Kur thirri engjëlli, gjëmuan edhe shtatë bubullimat.
4Kur gjëmuan shtatë bubullimat, doja të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli që më tha: «Mbaji të fshehta ato që thanë shtatë bubullimat e mos i shkruaj».
5Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det e mbi tokë ngriti dorën e djathtë drejt qiellit 6dhe u betua për atë që jeton në shekuj të shekujve, atë që bëri qiellin, tokën, detin dhe sa janë në to. Ai tha: «Nuk do të vonojnë 7ditët kur engjëlli i shtatë do t'i bjerë trumbetës dhe atëherë do të përmbushet plani i fshehtë i Perëndisë sipas ungjillit që u dha profetëve, shërbëtorëve të tij».
8Zëri që dëgjova prej qiellit më foli përsëri e më tha: «Shko dhe merr librin e hapur nga dora e engjëllit që qëndron mbi det e mbi tokë!».
9Shkova tek engjëlli e i thashë të më jepte librin e vogël. Ai më tha: «Merre dhe gëlltite! Do të ta hidhërojë barkun, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjalti». 10E mora librin e vogël nga dora e engjëllit dhe e gëlltita. Ishte i ëmbël si mjalti në gojën time, por kur e hëngra, m'u hidhërua barku.
11Atëherë më thanë: «Duhet të profetizosh përsëri në shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zbulesa 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr