Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 86

86
1Lutje e Davidit.
Mba vesh, o Zot, e më dëgjo,
se jam skamnor e nevojtar.
2Ruaje shpirtin tim, se jam besniku yt, o Perëndia im.
Shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
3Mëshiromë, o Zot,
se ty të thërras gjithë ditën.
4Gëzoja shpirtin shërbëtorit tënd,
se te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.
5Ti je i mirë, o Zot, i gatshëm për të falur
e plot mirësi për ata që të thërrasin.
6Vëri vesh lutjes sime, o Zot,
dëgjoje zërin e përgjërimit tim.
7Ditën e fatkeqësisë të thërras,
sepse ti më përgjigjesh.
8Nuk ka si ty mes perëndive, o Zot,
nuk ka si veprat e tua.
9Ti i krijove të gjitha kombet,
para teje do të vijnë e do të përkulen
dhe emrin tënd do të lavdërojnë, o Zot.
10Ti je i madh e bën mrekulli,
vetëm ti je Perëndi.
11Mësomë, o Zot, udhën tënde,
që të eci në të vërtetën tënde,
më bëj ta druaj emrin tënd me gjithë zemër.
12Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im,
dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë.
13E madhe është mirësia jote ndaj meje,
nga thellësitë e skëterrës më shpëtove.
14O Perëndi, kryeneçët u ngritën kundër meje,
turma gjakatarësh kërkojnë vdekjen time
e ty nuk të kanë për gjë.
15Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm,
i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.
16Kthehu nga unë e ki mëshirë për mua,
jepi fuqi shërbëtorit tënd,
birin e shërbëtores sate shpëtoje.
17Dëfto një shenjë mirësie ndaj meje,
që ta shohin ata që më urrejnë e të turpërohen,
se ti, o Zot, më ndihmove e më ngushëllove.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 86: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr