Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi. Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e më nuk do të trandem. Deri kur do të vërsuleni kundër një njeriu, që ta hidhni përtokë të gjithë bashkë, si murin e shtrembët, si gardhin e prishur? Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selah Veç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë. Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e nuk do të trandem. Te Perëndia është shpëtimi e nderi im, te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime. Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull, hape zemrën përpara tij, Perëndia është streha jonë. selah
Lexo Psalmet 62
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 62:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video