Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 60

60
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Dëshmia e Zambakut». Himn i Davidit, për mësim. 2Kur luftoi kundër Aram Naharaimit dhe Aramit të Cobahut dhe kur Joabi, në kthim, mposhti dymbëdhjetë mijë luftëtarë të Edomit në luginën e Kripës.
3O Perëndi, na ke hedhur poshtë e na ke dërrmuar,
ke qenë i zemëruar, por tani na përtëri!
4E trande dheun dhe e çave,
shëroja të çarat, se po lëkundet.
5E bëre popullin tënd të shohë mynxyra,
na dhe të pimë verë që të trullos.
6Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë,
që të ikin larg sulmit të shigjetës#60.6 të tjerë: u dhe flamur, që ta ngrenë për të vërtetën. selah
7Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona,
që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8Perëndia foli në shenjtëroren e tij:
«Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin,
luginën e Sukotit do ta mat.
9Imi është Gileadi, imi Manaseu,
Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im.
10Moabi legeni ku lahem,
në Edom i hedh sandalet,
o Filiste, brohorit për mua#60.10 të tjerë: Mbi Filistinë do të brohoras».
11Kush do të më çojë deri në fortesë?
Kush do të më prijë deri në Edom?
12A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë,
ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13Dërgona ndihmën tënde kundër armikut,
se ndihma e njeriut është e kotë.
14Me Perëndinë do të bëhemi të fortë,
ai do t'i shtypë armiqtë tanë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 60: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë