Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 57

57
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit, kur mori arratinë prej Saulit e u fsheh në shpellë.
2Mëshiromë, o Perëndi, mëshiromë,
se te ti gjen strehë shpirti im,
nën hijen e krahëve të tu gjej strehë,
derisa të kalojë kërcënimi.
3Do t'i thërras Perëndisë, të Tejlartit,
Perëndisë, që bën mirësi për mua.
4Prej qiellit do ta dërgojë ndihmën
e do të më shpëtojë,
atë që më përndjek do ta turpërojë. selah
Perëndia do të dërgojë mirësinë
dhe besnikërinë e tij.
5Shpirti im banon mes luanësh,
gati të përpijnë bijtë e njeriut.
Dhëmbët e tyre janë si heshta e shigjeta,
gjuha e tyre si shpata e mprehtë.
6Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi,
le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!
7U vunë lakun këmbëve të mia
e shpirti m'u drobit,
hapën një gropë para meje,
por ranë vetë brenda. selah
8Zemra ime është e fortë, o Perëndi,
e fortë është zemra ime.
Do të këndoj e himne do të thur.
9Zgjohu, o lavdia ime!
Zgjohu ti, o harpë dhe lirë,
se dua të zgjoj agimin.
10Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot,
do të këndoj për ty mes kombeve.
11Se mirësia jote lartohet deri në qiell,
besnikëria jote deri ndër re.
12Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi,
lavdia jote mbuloftë tokën mbarë!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 57: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr