Veç një gjë i kam kërkuar ZOTIT e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e ZOTIT gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e ZOTIT e tempullin e tij të kundroj. Në ditë të ligë në strehën e tij më fsheh, në fshehtësinë e tendës së tij më struk. Më ngre lart mbi një shkëmb, e tani, koka ime lartësohet mbi armiqtë që më rrethojnë. Tërë brohori në tendën e tij fli do të kushtoj, do të këndoj e himne ZOTIT do t'i thur. O ZOT, dëgjomë kur të thërras, ki mëshirë për mua e m'u përgjigj. Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o ZOT, kërkoj. Mos e fshih fytyrën tënde prej meje, mos e dëbo me zemërim shërbëtorin tënd, ti që ke qenë ndihma ime. Mos më lër e mos më braktis, o Perëndi i shpëtimit tim.
Lexo Psalmet 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 27:4-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video