Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 148

148
1Aleluja.
Lavdëroni Zotin prej qiejve,
lavdërojeni në lartësi.
2Lavdërojeni të gjithë ju, engjëjt e tij,
lavdërojeni të gjitha ju, ushtritë e tij.
3Lavdërojeni, o diell dhe hënë,
lavdërojeni të gjithë ju, yje vezullues.
4Lavdërojeni, o qiejt e qiejve,
e ju ujërat përmbi qiej.
5Le të lavdërojnë emrin e Zotit,
se ai urdhëroi e ato u krijuan.
6U caktoi vendin përjetë e në amshim,
u dha ligje që nuk do t'i shkelin.
7Lavdëroni Zotin nga toka,
ju përbindëshat e detit e gjithë humnerat,
8zjarri e breshri, dëbora e mjegulla,
era e stuhishme, që zbaton fjalën e tij,
9malet e mbarë kodrat,
pemët frutore e të gjithë cedrat,
10egërsirat e mbarë bagëtitë,
zvarranikët e shpendët me flatra,
11mbretërit e tokës e mbarë popujt,
princat e të gjithë sunduesit e tokës,
12djemtë e vajzat,
pleqtë e të rinjtë.
13Le të lavdërojnë emrin e Zotit,
se vetëm emri i tij është i madhërishëm,
madhështia e tij tejkalon tokë e qiell.
14Ai i jep forcë#148.14 he. ngre një bri popullit të vet,
lavdi të gjithë besnikëve të tij,
bijve të Izraelit, popullit që ka pranë.
Aleluja!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 148: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr