Po më ndjek pas armiku, jetën ma ka hedhur përdhe. Më ka dëbuar në skuta të errëta, porsi të vdekurit e kahershëm. Ndaj po më zihet fryma, përbrenda po më dridhet zemra. Më kujtohen ditët e qëmoçme, mendoj për gjithë veprat e tua, sjell ndër mend punët e duarve të tua. I kam shtrirë duart drejt teje, shpirti im ka etje për ty, si toka e thatë. selah Përgjigjmu shpejt, o ZOT, se mbeta pa frymë. Mos e fshih fytyrën prej meje, që të mos bëhem si ata që zbresin në varr.
Lexo Psalmet 143
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 143:3-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video