Ku të shkoj larg shpirtit tënd? Ku të iki larg pranisë tënde? Po të ngjitem në qiell, atje je ti, po të dergjem në skëterrë, ti je aty. Po të merrja krahët e mëngjesit e përtej detit të shkoja, edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote. Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë», errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj.
Lexo Psalmet 139
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 139:7-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video