Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 135

135
1Aleluja! Lavdëroni emrin e Zotit,
lavdërojeni, o shërbëtorë të Zotit,
2ju që rrini në shtëpinë e Zotit,
në oborret e shtëpisë së Perëndisë sonë.
3Lavdërojeni Zotin, se Zoti është i mirë,
këndojini emrit të tij, se është i ëmbël.
4 Zoti e ka zgjedhur Jakobin për vete,
Izraelin si thesarin e tij të çmuar.
5Unë e di mirë se Zoti është i madh,
se Zoti ynë është mbi gjithë perënditë.
6 Zoti bën gjithçka do,
në qiej e mbi tokë, nëpër dete e në çdo thellësi.
7Retë i ngre lart nga skajet e tokës,
bën vetëtimat për shiun,
erën nga drithnikët e tij e nxjerr.
8Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit,
si të njerëzve dhe të kafshëve.
9Shenja e mrekulli bëri te ti, o Egjipt,
para faraonit e gjithë shërbëtorëve të tij.
10Shfarosi kombe të shumtë,
vrau mbretër të fuqishëm,
11Sihonin, mbretin e amoritëve,
dhe Ogun, mbretin e Bashanit,
gjithë mbretëritë e Kanaanit.
12Tokën e tyre e dha trashëgim,
trashëgim Izraelit, popullit të vet.
13O Zot, emri yt mbetet përjetë,
kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
14 Zoti bën drejtësi për popullin e tij
dhe me shërbëtorët e vet është i mëshirshëm.
15Idhujt e kombeve janë argjend e ar,
vepër e dorës së njeriut.
16Kanë gojë, por nuk flasin,
kanë sy, por nuk shikojnë,
17kanë veshë, por nuk dëgjojnë,
e me gojë nuk marrin frymë.
18Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë,
të gjithë sa kanë besim në ta.
19Bekoje Zotin, o shtëpi e Izraelit,
bekoje Zotin, o shtëpi e Aronit!
20Bekoje Zotin, o shtëpi e Levit,
bekojeni Zotin, ju që druani Zotin!
21Bekuar qoftë Zoti prej Sionit,
ai që banon në Jerusalem! Aleluja!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 135: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr