Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 124

124
1Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit.
Po të mos kishte qenë Zoti me ne,
le ta thotë, pra, Izraeli,
2po të mos kishte qenë Zoti me ne,
kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3atëherë do të na kishin përpirë të gjallë,
kur zemërimi i tyre shpërtheu kundër nesh.
4Do të na kishin rrëmbyer ujërat,
përroi do të na kishte mbuluar,
5atëherë tërbimi i ujërave
do të kishte kaluar mbi ne.
6Bekuar qoftë Zoti
që nuk na la të binim pre e dhëmbëve të tyre!
7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarëve,
laku u këput e ne shpëtuam.
8Ndihma jonë është në emër të Zotit
që krijoi qiellin e tokën.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 124: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr