Shpëtomë, o ZOT, se po zhduket i drejti, s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve. Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin, lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër. ZOTI preftë çdo buzë lajkatare e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha. Sepse ata thonë: «Jemi të fortë nga goja. Me buzët që kemi, kush mund të na sundojë?». «Por tani do të ngrihem», thotë ZOTI, «se të varfrit po shtypen, skamnorët po rënkojnë. Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë». Fjalët e ZOTIT janë fjalë të pastra, argjend i shkrirë në furrë dheu, argjend i pastruar shtatë herë. Ti, o ZOT, e mban fjalën dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.
Lexo Psalmet 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 12:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video