Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 108

108
1Këngë. Psalm i Davidit.
2Zemra ime është e fortë, o Perëndi.
Do të këndoj e do të thur himne
me gjithë shpirtin tim.
3Zgjohu, ti o harpë dhe lirë,
se dua të zgjoj agimin.
4Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot,
do të këndoj për ty mes kombeve.
5Se mirësia jote lartohet deri në qiej,
e besnikëria jote deri ndër retë.
6Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi,
le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!
7Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona,
që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8Perëndia foli në shenjtëroren e tij:
«Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin,
luginën e Sukotit do ta mat.
9Imi është Gileadi, imi Manaseu,
Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,
10Moabi legeni ku lahem,
në Edom i hedh sandalet,
mbi Filistinë do të brohoras».
11Kush do të më çojë deri në fortesë?
Kush do të më prijë deri në Edom?
12A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë,
ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13Dërgona ndihmën tënde kundër armikut,
se ndihma e njeriut është e kotë.
14Me Perëndinë do të bëhemi të fortë,
ai do t'i shtypë armiqtë tanë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 108: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr