Biri im, ki mendjen te fjalët e mia, merr vesh çfarë të kam thënë: mos i hiq sysh, por ruaji mu në zemër, se janë jetë për kë i gjen e shërim për tërë trupin e tij. Ruaj zemrën tënde mbi gjithçka, se jeta prej saj buron. Mos u bëj gojëçartur e as buzëprapë. Sytë e tu të shohin përballë, drejt përpara ta kesh shikimin. Kujdesu për udhën ku vë këmbën e do të jenë të sigurta shtigjet e tua. Mos u luhat as djathtas, as majtas, shmangu nga e keqja.
Lexo Fjalët e urta 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 4:20-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video