Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 16

16
1Shestimet e zemrës i takojnë njeriut,
por përgjigjja vjen nga Zoti.
2Njeriut i duken të pastra të gjitha sjelljet e veta,
por është Zoti ai që peshon shpirtrat.
3Paraqitja Zotit veprat e tua
dhe shestimet e tua do të zënë vend.
4 Zoti e ka bërë gjithçka me një qëllim,
deri edhe të paudhin për ditën e mbrapshtë.
5 Zotit i neveritet mendjemadhi,
vërtet nuk do të mbesë pa u ndëshkuar.
6Me mirësi e besnikëri shlyhet faji
e me drojën e Zotit shmanget e keqja.
7Kur Zotit i pëlqen sjellja e një njeriu,
pajton me të edhe armiqtë e tij.
8Më mirë pak e me të drejtë,
sesa shumë e pa të drejtë.
9Njeriu e sheston udhën e vet,
por hapat ia drejton Zoti.
10Kumti hyjnor është në buzët e mbretit,
goja e tij nuk do të gabojë në gjykim.
11Masa dhe peshoret e drejta i përkasin Zotit,
të gjithë gurët e peshores janë vepër e tij.
12Veprat e mbrapshta u neveriten mbretërve,
se froni i ka themelet në drejtësi.
13Buzët e drejtësisë e gëzojnë mbretin,
ai e do kë flet me drejtësi.
14Zemërimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes,
kush e zbut, është njeri i urtë.
15Kur ndrin fytyra e mbretit, ka jetë,
përkrahja e tij është si reja e shiut pranveror.
16Sa mirë kur njeriu fiton urtinë e jo arin,
se duhet zgjedhur mençuria në vend të argjendit.
17Udha e të drejtëve shmang të keqen,
kush sillet me kujdes, ruan jetën e vet.
18Krenaria i prin rrënimit
dhe shpirti i sertë sjell rënien.
19Më mirë të përulesh me të përulurit,
se të ndash prenë me krenarët.
20Kush i mendon mirë gjërat, gjen të mirën,
kush beson në Zotin, është i lum.
21Njeriu i urtë do të quhet i mençur,
të folurit ëmbël e shton mësimin.
22Kush ka urti, ka burimin e jetës,
ndëshkimi i të marrëve është marrëzia.
23Mendja e të urtit e mençuron gojën,
ua shton mësimin buzëve të tij.
24Thëniet e këndshme janë hoje mjalti,
ëmbëlsi për shpirtin e shërim për eshtrat.
25Ka udhë që duket e drejtë,
por në fund shpie në vdekje.
26Punëtorin e bën uria të punojë,
e nxit goja e vet.
27Njeriu i pavlerë gatit ligësi,
në buzët e tij një zjarr përvëlues.
28Njeriu mashtrues mbjell grindje,
kush shpif përçan miqtë.
29Njeriu i dhunshëm e ngashënjen të afërtin
e udha ku e shpie nuk është e mirë.
30Kush shkel syrin, synon mashtrimin,
kur rrudh buzët, e ka bërë ligësinë.
31Flokët e thinjur janë kurorë e ndritshme,
ajo gjendet në udhën e drejtësisë.
32Më mirë i durueshëm, se i fortë,
më mirë të sundosh veten, se të pushtosh një qytet.
33Shorti hidhet në prehër,
por vendimi vjen prej Zotit.

Aktualisht i përzgjedhur:

Fjalët e urta 16: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr