Djali i urtë e gëzon të atin, por njeriu i marrë e përçmon të ëmën. Marrëzia është gëzim për kë s'ka mend, por njeriu i mençur ecën drejt. Planet pa këshillime shkojnë huq, por me shumë këshilltarë zënë vend. Njeriu gëzohet kur jep përgjigje, por sa e mirë është fjala e thënë kur duhet! Jeta e ngre lart atë që sillet mirë, kështu ai shmang teposhtën e skëterrës. ZOTI e rrënon shtëpinë e krenarëve, por truallin e të vesë do ta mbrojë. Shestimet e të mbrapshtit i neveriten ZOTIT, por fjalët e këndshme janë të pastra. Kush fiton me dredhi, e trazon shtëpinë, kush i urren dhuratat, do të jetojë. Mendja e të drejtit mendon e përgjigjet, por goja e të paudhëve nxjerr ligësi. ZOTI është larg nga të paudhët, por lutjen e të drejtëve e dëgjon. Drita e syve ngazëllen zemrën, një lajm i mirë mëkëmb eshtrat. Veshi që dëgjon qortimin e shëndoshë zë vend mes të urtëve. Kush shpërfill rregullin, përçmon veten, kush e pranon qortimin, zë mend. Droja e ZOTIT është mësim urtie, përpara lavdisë vjen përulja.
Lexo Fjalët e urta 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 15:20-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video