Përgjigjja e butë e zmbraps zemërimin, por fjala e rëndë ngjall hidhërim. Gjuha e bukur e hijeshon dijen, ndërsa goja e të marrëve zbraz marrëzi. Sytë e ZOTIT arrijnë gjithkund, vëzhgojnë të keqin e të mirin. Një gjuhë e butë është pemë e jetës, por një gjuhë e prapë vret shpirtin. I marri e përçmon mësimin e të atit, por, kush e pranon qortimin, bëhet i urtë. Shtëpia e të drejtit është plot begati, ndërsa fitimi i të paudhit sjell trazim. Buzët e të urtëve përhapin dijen, por jo mendja e të marrëve. Flijimet e të paudhëve i neveriten ZOTIT. Lutja e të drejtëve është gëzimi i tij. Sjellja e të paudhit i neveritet ZOTIT, ai e do atë që ndjek drejtësinë.
Lexo Fjalët e urta 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 15:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video