Fjalët e urta të Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit: për të njohur urtinë e rregullin, për të nxënë fjalët e mençura, për të pranuar qortimet e mprehta, drejtësinë, gjykimin e çiltërsinë, për t'u dhënë thjeshtakëve zgjuarsinë, të rinjve njohjen e shestimin. Le të dëgjojë i urti e t'i shtohet dija, ndërsa i kuptueshmi le të marrë udhëzime, për të kuptuar fjalët e urta dhe enigmat, thëniet e të diturve e gjëegjëzat e tyre. Droja e ZOTIT është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin. Dëgjo, biri im, qortimin e atit tënd e mos lër pas dore udhëzimet e nënës sate, se si kurorë e hijshme mbi kokë do të të rrinë e porsi varëse rreth qafës tënde.
Lexo Fjalët e urta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 1:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video