U bëj thirrje Evodisë e Sintikës që, me njëra-tjetrën, të jenë të një mendje në Zotin. Të lutem edhe ty, o miku im i vërtetë, t'i ndihmosh ato, se kanë luftuar krah meje për ungjillin së bashku me Klementin dhe bashkëpunëtorët e mi të tjerë, emrat e të cilëve janë në librin e jetës. Gëzohuni gjithnjë në Zotin. Përsëri po ju them: gëzohuni! Zemërbutësia juaj le t'u bëhet e njohur të gjithë njerëzve. Zoti është afër. Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime. Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
Lexo Filipianëve 4
Dëgjoj Filipianëve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Filipianëve 4:2-7
15 Ditët
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
31 Days
The Bible tells us that "in His presence is fullness of joy" and that "the joy of the Lord is our strength". Joy isn't simply another emotion; it is a fruit of the Spirit and one of the best weapons in your arsenal to fight against discouragement, depression, and defeat. Learn what the Bible has to say about joy, and strengthening yourself to become a defiantly joyful Christian.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video