Kini ndër ju po atë mendje që kishte edhe Krishti Jezu, i cili, megjithëse kishte natyrë hyjnore, të qenit i barabartë me Perëndinë nuk e pa si diçka pas së cilës të mbahej fort, por e zbrazi veten duke marrë natyrë shërbëtori e u bë i ngjashëm me njerëzit. Kur u shfaq si njeri, ai e përuli veten e u bë i bindur deri në vdekje, madje me vdekje në kryq. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi mbi gjithçka tjetër e i dha emrin që është mbi çdo emër, që në emrin e Jezuit të bien në gjunjë të gjitha qeniet që janë në qiell, mbi tokë nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë se Jezu Krishti është Zot, që të përlëvdohet Perëndia Atë. Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
Lexo Filipianëve 2
Dëgjoj Filipianëve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Filipianëve 2:5-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video