Numrat 24
24
Kumti i tretë
1Balaami, kur pa se i pëlqeu Zotit ta bekojë Izraelin, nuk shkoi si herët e tjera për të kërkuar ndonjë ogur. Qëndroi me fytyrë nga shkretëtira, 2ngriti sytë e soditi Izraelin që fushonte sipas fiseve. Atëherë shpirti i Perëndisë erdhi mbi të 3e Balaami ia nisi këngës:
«Kumti i Balaamit, birit të Beorit,
kumti i burrit symprehtë.
4Kumti i atij, që dëgjon fjalët e Perëndisë,
që syhapur bie përmbys
e sheh vegimet e të gjithëpushtetshmit.
5Sa të bukura tendat e tua, o Jakob,
banesat e tua, o Izrael.
6Porsi palmat#24.6 të tjerë: luginat që shtrihen radhë,
porsi pemishtet anë lumit,
porsi aloet e mbjella nga Zoti,
porsi cedrat buzë ujit.
7Nga kovat ujë do t'i gurrojë
e farës së tij uji s'do t'i mungojë.
Më lart se Agagu mbreti i tij do të ngrihet,
mbretëria e tij do të lartësohet.
8Si brirë demi të egër e ka Perëndinë
që nga Egjipti e shpëtoi.
Ai i përpin kombet, armiqtë e tij.
Eshtrat ua thërmon,
me shigjeta i dërrmon.
9Kruspet, shtrihet porsi luan,
e kush guxon ta zgjojë?
I bekuar është ai që të bekon,
i mallkuar ai që të mallkon».
10Atëherë Balakut iu ndez zemërimi kundër Balaamit e duke rrahur duart i tha: «Të thirra të m'i mallkosh armiqtë, kurse ti ke tri herë që veç i bekon. 11Prandaj, ik nga erdhe! Të thashë se do të të shpërbleja mirë, por ja që Zoti të la pa shpërblim». 12Balaami iu përgjigj: «Po a nuk u thashë edhe unë lajmëtarëve që më dërgove: 13“Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e tij plot me argjend e me ar, vetë nuk mund t'i bëj bisht aspak fjalës së Zotit. Do të them vetëm atë që më thotë Zoti”. 14Tani do të kthehem te populli im, por më parë më lër të të lajmëroj se çfarë do t'i bëjë në të ardhmen ky popull popullit tënd».
Kumti i fundit
15Atëherë ia nisi këngës:
«Kumti i Balaamit, birit të Beorit,
kumti i burrit symprehtë.
16Kumti i atij që dëgjon fjalët e Perëndisë,
që njeh udhët e të Tejlartit,
që syhapur bie përmbys,
e sheh vegimet e të gjithëpushtetshmit.
17E shoh, por jo tash,
e vërej, por jo afër,
një yll që del nga Jakobi,
një skeptër që ngrihet nga Izraeli.
Ia plas tëmthat Moabit,
e kryet#24.17 ose: shkatërroj bijve të Setit.
18Edomi do të zaptohet,
Seiri do të zaptohet nga armiqtë,
por Izraeli trimërohet.
19Dikush nga Jakobi sundon
e banorët që mbijetojnë ai i shkatërron».
20Pastaj vështroi drejt Amalekut e ia nisi këngës:
«I pari mes kombeve ishte Amaleku,
por në fund shkatërrimi i plotë e pret».
21Pastaj vështroi drejt Kenitit e ia nisi këngës:
«Të sigurt e ke banesën
e mbi shkrepa folenë e vendose,
22por Kaini është caktuar për t'u djegur.
Sa gjatë do të të mbajë Ashuri në robëri?».
23Ai vijoi këngën:
«Mjerë! Kush do të rrojë kur Perëndia ta bëjë këtë?
24Prej Kitimi dalin anije,
Ashurin shkretojnë, Eberin shkretojnë,
por në fund do të shkatërrohet ai vetë».
25Atëherë Balaami u ngrit e u kthye në vendlindje. Edhe Balaku shkoi udhës së vet.
Aktualisht i përzgjedhur:
Numrat 24: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020