Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Numrat 1

1
Regjistrimi i popullsisë
1Në ditën e parë të muajit të dytë, në vitin e dytë të daljes nga toka e Egjiptit, Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në tendën e takimit e i tha: 2«Numërojeni tërë bashkësinë e Izraelit sipas klaneve e familjeve të etërve, duke shënuar një për një emrat e çdo mashkulli 3që është njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë. Ti dhe Aroni shënojini sipas njësive ushtarake. 4Me ju të jetë edhe prijësi i çdo fisi. 5Këta janë emrat e tyre: nga fisi i Rubenit, Elicuri, biri i Shedeurit; 6nga fisi i Simeonit, Shelumieli, biri i Curishadait; 7nga fisi i Judës, Nahshoni, biri i Aminadabit; 8nga fisi Isaharit, Netaneli, biri i Cuarit; 9nga fisi i Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit; 10për bijtë e Jozefit: nga fisi i Efraimit, Elishamai, biri i Amihudit; nga fisi i Manaseut, Gamalieli, biri i Pedahcurit; 11nga fisi i Benjaminit, Abidani, biri i Gideonit; 12nga fisi i Danit, Ahiezeri, biri i Amishadait; 13nga fisi i Asherit, Pagieli, biri i Okranit; 14nga fisi i Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit; 15dhe nga fisi i Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit».
16Këta u përzgjodhën nga bashkësia e ishin prijës të fiseve përkatëse e kryetarë të shtëpive#1.16 ose: mijërave të Izraelit.
17Moisiu e Aroni i morën me vete këta burra që ishin caktuar me emër. 18Në ditën e parë të muajit të dytë, ata mblodhën tërë bashkësinë dhe shënuan, sipas klaneve e familjeve të etërve, emrat e kujtdo që ishte njëzet vjeç e sipër. 19Atëherë Moisiu i shënoi në shkretëtirën e Sinait ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
20Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 21dolën dyzet e gjashtë mijë e pesëqind. 22Bijtë e Simeonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 23dolën pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind. 24Bijtë e Gadit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 25dolën dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë. 26Bijtë e Judës, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 27dolën shtatëdhjetë e katër mijë. 28Bijtë e Isaharit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 29dolën pesëdhjetë e katër mijë e katërqind. 30Bijtë e Zabulonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 31dolën pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind. 32Bijtë e Jozefit, nga bijtë e Efraimit sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 33dolën dyzet mijë e pesëqind. 34Nga bijtë e Manaseut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 35dolën tridhjetë e dy mijë e dyqind. 36Bijtë e Benjaminit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 37dolën tridhjetë e pesë mijë e katërqind. 38Bijtë e Danit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 39dolën gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind. 40Bijtë e Asherit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 41dolën dyzet e një mijë e pesëqind. 42Bijtë e Neftaliut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 43dolën pesëdhjetë e tre mijë e katërqind. 44Ky është regjistri që u përpilua nga Moisiu, Aroni dhe prijësit e Izraelit. Ata ishin dymbëdhjetë, një përfaqësues për çdo fis. 45Numri i tërë izraelitëve, sipas familjeve të etërve, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë, 46doli gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
47Fisi i levitëve nuk u regjistrua bashkë me ta, 48sepse Zoti i kishte thënë Moisiut: 49«Mos e numëro fisin e Levit e mos e përfshi në numërimin e izraelitëve. 50Ata caktoji përgjegjës për tendën e dëshmisë dhe për gjithçka që është në të. Ata do të mbartin tendën dhe tërë enët përkatëse. Do të shërbejnë në tendë e do të banojnë përreth saj. 51Kur tenda të ngrihet për udhë apo të ngulet në fushim, do të jenë levitët ata që do ta bëjnë gati. Kushdo tjetër që i afrohet do të vdesë.
52Izraelitët të fushojnë sipas fushimeve dhe njësive të veta. 53Ndërsa levitët të fushojnë përreth tendës së dëshmisë, që ta ruajnë atë e që zemërimi i Zotit të mos ndizet kundër bashkësisë së izraelitëve». 54Izraelitët bënë gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

Aktualisht i përzgjedhur:

Numrat 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr