Kur Sanbalati, Tobia, Geshem Arabi dhe armiqtë e tjerë morën vesh se e kisha ndërtuar murin e nuk kishte të çara në të, edhe pse nuk ua kisha vënë ende kanatet portave, Sanbalati e Geshemi më dërguan njerëz për të më thënë: «Eja të takohemi në Kefirim, në rrafshin e Onosë», por ata synonin të më bënin keq. Atëherë unë u dërgova lajmëtarë, për t'u thënë: «Kam shumë punë e nuk mund të vij. Pse ta lë punën e të vij te ju?». Ata dërguan katër herë njerëz për të më thënë këtë gjë e unë iu përgjigja me të njëjtat fjalë. Herën e pestë Sanbalati dërgoi tek unë një shërbëtor, i cili mbante në dorë një letër të hapur, ku ishte shkruar: «Po dëgjohet ndër kombe, e kështu thotë edhe Gashmui, se ti dhe judenjtë po kurdisni një kryengritje, prandaj jeni duke e ndërtuar murin. Sipas këtyre njoftimeve, ti po përgatitesh të bëhesh mbreti i tyre, madje ke caktuar edhe profetë, të cilët duhet të kumtojnë për ty në Jerusalem: “Në Judë ka mbret!”. Mirëpo mbreti do t'i marrë vesh këto lajme, prandaj eja të këshillohemi bashkë». Unë i dërgova këtë përgjigje: «Gjërat nuk janë siç thua ti, por je ti që i ke shpikur». Në të vërtetë ata donin të na frikësonin e thoshin: «Do t'u kapiten duart e vepra nuk do të kryhet». Mirëpo duart e mia u bënë më të forta.
Lexo Nehemia 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 6:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video