Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nehemia 3:1-12

Nehemia 3:1-12 AL1

Kryeprifti Eliashib dhe vëllezërit e tij priftërinj ndërtuan Portën e Deleve, e kushtuan dhe i vunë kanatet. E kushtuan deri te Kulla e të Njëqindve dhe deri te Kulla e Hananelit. Pranë tij ndërtuan burrat e Jerikosë e pranë tyre ndërtoi Zakuri, biri i Imriut. Portën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Senahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. Pranë tyre bëri meremetime Meremoti, biri i Urjahut, të birit të Hakocit. Edhe Meshulami, biri i Berekjahut, të birit të Meshezabelit bëri meremetime pranë tyre, sikurse edhe Cadoku, biri i Banahut. Aty pranë bënë meremetime tekoitët, por fisnikët e tyre nuk iu nënshtruan urdhrave të zotërve të vet. Portën e Jeshanahut e meremetuan Jojadai, biri i Paseahut, dhe Mëshulami, biri i Besodjahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë menteshat, kanatet e shulat. Pranë tyre bënë meremetime Melatjah Gibeoniti e Jadon Meronotiti, prej Gibeonit e prej Micpahut. Këta ishin nën pushtetin e qeveritarit të tejlumit; pranë tyre bëri meremetime Uzieli, biri i arpunuesit Harhajah; pranë tij bëri meremetime Hananiahu, biri i prodhuesve të vajrave erëmirë. Këta e rindërtuan Jerusalemin deri te Muri i Gjerë; pranë tyre bëri meremetime Refajahu, biri i Hurit, kreut të gjysmës së rrethit të Jerusalemit; pranë tyre, përballë shtëpisë së vet, bëri meremetime Jedajahu, biri i Harumafit; pranë këtij bëri meremetime Hatushi, biri i Hashabenjahut. Malkjahu, biri i Harimit, dhe Hashubi, biri i Pahat Moabit, meremetuan pjesën e dytë dhe Kullën e Furrave; pranë tyre bëri meremetime Shalumi, biri i Haloheshit, kreu i gjysmës së rrethit të Jerusalemit, bashkë me të bijat.