Ishte muaji Nisan i vitit të njëzetë të mbretit Artakserks. Mbreti e kishte verën përpara dhe unë e mora verën e ia qita mbretit, mirëpo nuk kisha qenë ndonjëherë i trishtuar para tij. Atëherë mbreti më tha: «Pse ke këtë pamje të trishtuar? I sëmurë nuk je, prandaj nuk mund të jetë tjetër, veçse trishtim i zemrës». Mua më zuri një frikë e madhe e i thashë mbretit: «Rroftë mbreti përgjithmonë! Si mos të të dukem i trishtuar, kur qyteti, ku gjenden varret e të parëve të mi, u shkretua e portat ia ka përpirë zjarri?». Mbreti m'u përgjigj: «Çfarë po kërkon?». Unë iu luta Perëndisë së qiellit e i thashë mbretit: «Po të dojë mbreti e nëse e ka për zemër shërbëtorin e vet, të më dërgojë në Judë, në qytetin ku gjenden varret e të parëve të mi, që ta rindërtoj». Mbreti, me mbretëreshën përkrah, më tha: «Sa do të zgjatë udhëtimi yt e kur do të kthehesh?». Unë ia tregova kohën. Mbretit i pëlqeu e më la të shkoja. Pastaj i thashë: «Po të dojë mbreti, le të më jepen letra për qeveritarët e tejlumit, që të më lejojnë të kaloj për në Judë, si dhe një letër për Asafin, rojtarin e pyjeve të mbretit, që të më japë drurë për ndërtimin e portave të qytezës dhe për shtëpinë ku do të hyj». Mbreti m'i dha, sepse dora e Perëndisë ishte me mua. Kur mbërrita te qeveritarët e tejlumit, u dhashë letrat e mbretit. Mbreti më kishte dhënë me vete një shpurë prijësish e disa kalorës. Sanbalat Horoniti e shërbëtori i tij amonit, Tobia, dëgjuan për këtë dhe u erdhi shumë keq që dikush kishte ardhur për t'u dalë zot izraelitëve.
Lexo Nehemia 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 2:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video