Kur i dëgjova këto fjalë, u ula, derdha lot e vajtova për disa ditë. Agjërova, iu luta Perëndisë së qiellit e thashë: «Po të lutem, o ZOT, Perëndi i qiellit, Perëndi i madh e i tmerrshëm, që e mban besëlidhjen e mirësinë për ata që të duan e i zbatojnë urdhërimet e tua, vëri vesh lutjes së shërbëtorit tënd e hapi sytë, se unë po të lutem ditë e natë për bijtë e Izraelit, shërbëtorët e tu, e po i rrëfej mëkatet e bijve të Izraelit, se mëkatuam kundër teje. Edhe unë e shtëpia e tim eti mëkatuam. U sollëm keq me ty e nuk i mbajtëm as urdhërimet, as rregullat, as vendimet që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd. Kujto, pra, fjalët me të cilat e urdhërove shërbëtorin tënd, Moisiun: “Nëse nuk do të jeni besnikë, do t'ju shpërndaj mes popujve, por nëse ktheheni tek unë dhe i mbani e i zbatoni urdhërimet e mia, edhe sikur të dëbuarit të gjenden në skajet e botës, do t'i mbledh që andej e do t'i çoj në vendin ku kam vendosur të banojë emri im”. Ata janë shërbëtorët e tu e populli yt që ti i shpëtove me pushtetin tënd të madh e me fuqinë e krahut tënd. Po të përgjërohem, o Zot, vëri vesh lutjes së shërbëtorit tënd e lutjes së shërbëtorëve të tu që me dëshirë i druhen emrit tënd: prija mbarë sot shërbëtorit tënd e jepi hir para këtij njeriu». Në atë kohë unë isha kupëmbajtësi i mbretit.
Lexo Nehemia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 1:4-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video