Ai u çudit për shkak të mosbesimit të tyre. Kështu, Jezui shkonte nëpër fshatra e mësonte njerëzit. Ai i thirri pranë vetes të dymbëdhjetët e filloi t'i dërgojë dy nga dy. U dha pushtet mbi shpirtrat e ndyrë e i porositi që të mos merrnin asgjë me vete për udhëtim përveç një shkopi, të mos merrnin as bukë, as trastë, as para në brez, por të vishnin sandalet e të mos mbanin dy tunika. Pastaj u tha: «Qëndroni në shtëpinë ky hyni, derisa të niseni prej aty. E nëse ka ndonjë vend ku nuk do t'ju pranojnë e nuk do t'ju dëgjojnë, kur të dilni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët, si dëshmi për ta». Dishepujt u nisën e predikonin që njerëzit të pendoheshin si dhe dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë e i shëronin.
Lexo Marku 6
Dëgjoj Marku 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 6:6-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video