Jezui filloi përsëri t'i mësonte njerëzit në breg të liqenit dhe, ja, një turmë shumë e madhe u mblodh pranë tij. Ai hipi në varkën që ishte në liqen dhe u ul. E tërë turma qëndronte në breg të liqenit. Ai i mësonte me anë të shumë shëmbëlltyrave dhe, teksa i mësonte, u tha: «Dëgjoni! Një mbjellës doli për të mbjellë e ndërsa po mbillte, disa fara ranë në rrugë dhe erdhën zogjtë e i hëngrën. Disa fara të tjera ranë në gurishtë, ku nuk kishte shumë dhe. Ato mbinë menjëherë, sepse dheu nuk ishte i thellë, por u vyshkën kur doli dielli dhe, ngaqë nuk kishin rrënjë, u thanë. Disa fara të tjera ranë ndër ferra e ferrat u rritën, ua zunë frymën e nuk dhanë fryt. Fara të tjera ranë në tokë të mirë e ndërsa rriteshin e zhvilloheshin, dhanë fryt e prodhuan njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë e një tjetër njëqindfish». Pastaj u tha: «Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!».
Lexo Marku 4
Dëgjoj Marku 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 4:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video